Hoti uron datëlindjen e Rugovës: Kosova është e bekuar që ka pasur një prijës të tillë - Gazeta Express
string(85) "hoti-uron-datelindjen-e-rugoves-kosova-eshte-e-bekuar-qe-ka-pasur-nje-prijes-te-tille"

Lajme

Gazeta Express

02/12/2020 20:19

Hoti uron datëlindjen e Rugovës: Kosova është e bekuar që ka pasur një prijës të tillë

Lajme

Gazeta Express

02/12/2020 20:19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar datëlindjen e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Express.

Hoti thotë se Kosova është e bekuar që ka pasur një prijës të tillë, i cili duke i prirë vendit në vitet e një epoke, u shndërrua vetë në simbol të saj, simbol të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Lexo Edhe:

“Ibrahim Rugova, intelektual i shkëlqyeshëm i vlerave të modernitetit perëndimor, njohës dhe afirmues i mrekullueshëm i trashëgimisë sonë letrare, kulturore e shpirtërore, vizionin e tij estetik për refuzimin e së keqes dhe shëmtisë e barti edhe në rrafshin politik, për t’i dhënë Kosovës dhe botës një model unik të udhëheqësit të urtë dhe konsistent, të prijësit fisnik dhe të moderuar”, ka shkruar Hoti.

Sot në Istog është përuruar Kompleksi Memorial “Ibrahim Rugova”, në ditëlindjen e 76-të të ish-Presidentit. /Express/