Hoti për komentet e Osmanit rreth presidentit: Nuk e di pse Vjosa e ka thënë atë, punë e saj - Gazeta Express
string(90) "hoti-per-komentet-e-osmanit-rreth-presidentit-nuk-e-di-pse-vjosa-e-ka-thene-ate-pune-e-saj"

Gazeta Express

17/12/2019 21:52

Hoti për komentet e Osmanit rreth presidentit: Nuk e di pse Vjosa e ka thënë atë, punë e saj

Gazeta Express

17/12/2019 21:52

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti, ka komentuar në emisionin Pressing në T7 deklaratat e Vjosa Osmanit gjatë fushatës zgjedhore ku kishte thënë se posti i presidentit nuk duhet të jetë pjesë e pazareve.

“Nuk e di pse Vjosa ka thënë atë, kjo është punë e saj”, ka thënë Hoti.

Posti i presidentit po bllokon lidhjen e një marrëveshje mes VV’së dhe LDK’së për koalicion qeverisës.

LDK po kërkon propozimin për postin e presidentit, gjë të cilën VV po e mohon dhe po kërkon një kandidat konsensual.

Ndërkohë LDK dhe VV kanë përafruar programin e tyre politik pas takimeve të grupeve punuese që zgjatën afër një muaj. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement