Hoti: Dhuna ndaj grave duhet të çrrënjoset, atyre po u shkelen edhe të drejtat njerëzore - Gazeta Express
string(86) "hoti-dhuna-ndaj-grave-duhet-te-crrenjoset-atyre-po-u-shkelen-edhe-te-drejtat-njerezore"

Hoti: Dhuna ndaj grave duhet të çrrënjoset, atyre po u shkelen edhe të drejtat njerëzore

Gazeta Express

25/11/2020 11:21

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se duhet të çrrënjoset dhuna ndaj gruas në Kosovës.

Në një konferencë me rastin e shënimit të 25 Nëntorit – Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Hoti ka thënë se gratë duhet të kenë trajtim njerëzon human dhe të barabartë në shoqëri, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Dhuna ndaj gruas është një fenomen që duhet të çrrënjoset. E dimë se sa e rëndësishme është që gratë të kenë trajnimin njerëzor human por edhe trajtimin e barabartë në shoqëri”, tha Hoti.

Hoti vuri në dukje se në tregun e punës meshkujt janë katër herë më të përfaqësuar sesa gratë, teksa tha se do ta nënshkruajnë një marrëveshje për ta zbutur këtë problem.

“Pra katër herë meshkujt janë më shumë të përfaqësuar sesa gratë. Përveç që është shkelje e të drejtave njerëzore është edhe problem shoqëror. Marrëveshja që nënshkruhet sot është e një rëndësie të veçantë. Jam i vetëdijshëm që pandemia na ka prekur të gjithëve dhe shpresoj që kjo masë prej 2 milionë, ku 1 milion do të ndahen gjatë javëve të ardhshme e zbusin këtë problem”, tha ai.

Ndërsa Edi Gusia, kryeshefe e Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të ZKM-së tregoi përfitimin që vjen nga pakoja për rimëkëmbjen ekonomike.

“Sot vlera totale e pakos për rimëkëmbjen ekonomike për agjencinë është 1 milion euro, dhe janë 115 çerdhe private që kanë përfituar nga ndihma e qeverisë”, tha ajo. /GazetaExpress/