Historike, ekipi kosovar BNE kualifikohet në turneun më të madh në botë në CS:GO - Gazeta Express
string(78) "historike-ekipi-kosovar-bne-kualifikohet-ne-turneun-me-te-madh-ne-bote-ne-csgo"

Historike, ekipi kosovar BNE kualifikohet në turneun më të madh në botë në CS:GO

Sporte tjera

Gazeta Express

24/04/2022 12:07

Bad News Eagles ka arritur të kualifikohet në turneun më të madh në botë, PLG Antwerp Major 2022.

Ekipi kosovar triumfoi 2:1 ndaj Sinners për ta siguruar biletën për në Belgjikë, në turneun më të madh në botë në ESports.

Lexo Edhe:

Edhe pse humbën 16:10 në raundin e parë, Bad News Eagles u rikthyen dhe i fituan dy raundet e radhës 16:6 dhe 16:14, shkruan Gazeta Express.

“Shqiponjat e Kosovës” kishin dy fitore dhe dy humbje, kurse ndeshje e sotme ishte përcaktuese.

Në këto ndeshje kualifikuese, Bad News Eagles u përballën me ekipet më të mira në Evropë. /Gazeta Express/