Hipokrizia e stabilitetit: Rusia dhe Serbia flasin për paqe, ndërsa akuzohen për destabilizim - Gazeta Express
string(91) "hipokrizia-e-stabilitetit-rusia-dhe-serbia-flasin-per-paqe-ndersa-akuzohen-per-destabilizim"

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 7:00

Hipokrizia e stabilitetit: Rusia dhe Serbia flasin për paqe, ndërsa akuzohen për destabilizim

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 7:00

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë raporte ndërkombëtare flasin për ndikim destabilizues në Ballkan, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe zëvendëskryeministri serb Ivica Daciq zgjodhën të flasin pikërisht për “ruajtjen e stabilitetit” në rajon.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme ruse, biseda mes dy zyrtarëve u përqendrua në partneritetin ruso-serb dhe situatën në Ballkan, duke theksuar rëndësinë e Rezolutës 1244 të OKB-së për çështjen e Kosovës.

Në komunikatë u nënvizua edhe “interesi i përbashkët për stabilitet rajonal – një formulim që vjen në kontrast me paralajmërimet e shumta nga Perëndimi dhe organizatat ndërkombëtare”.

Në fakt, institucione si Departamenti Amerikan i Shtetit dhe organizata të pavarura kanë ngritur vazhdimisht shqetësime se Rusia dhe Serbia luajnë rol kyç në përhapjen e dezinformimit dhe ndikimit politik në Ballkanin Perëndimor. Mediat shtetërore ruse si RT dhe Sputnik konsiderohen pjesë e këtij mekanizmi, duke operuar lirshëm në Serbi pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare.

Një raport i Gazetarët pa Kufij thekson se prania e RT në Beograd shërben si qendër për shpërndarjen e narrativave pro-Kremlinit në gjithë rajonin, duke përfituar nga një mjedis politik dhe mediatik i favorshëm.

Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar se RT tashmë është përfshirë në operacione të fshehta ndikimi dhe destabilizimi në nivel global, duke tejkaluar rolin klasik të propagandës.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Beogradit të veprojë. Zëdhënësi Peter Stano ka kërkuar masa konkrete kundër manipulimit mediatik rus, duke e cilësuar atë si kërcënim për demokracinë dhe sigurinë rajonale.

Pavarësisht këtyre presioneve, autoritetet serbe vazhdojnë të mbrojnë qëndrimin e tyre, duke e paraqitur lejimin e mediave ruse si çështje të pluralizmit dhe lirisë së shprehjes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement