Hendbollistet e Kosovës shkruajnë histori në Kinë - Gazeta Express
string(49) "hendbollistet-e-kosoves-shkruajne-histori-ne-kine"

Sport

Gazeta Express

17/08/2024 11:21

Hendbollistet e Kosovës shkruajnë histori në Kinë

Sport

Gazeta Express

17/08/2024 11:21

Hendbollistet e Kosovës U18 kanë arritur sukses historik të shtunën në mëngjes.

Ato e kanë shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Chuzhou të Kinës.

Vashat e Kosovës kanë dominuar plotësisht ndaj Indisë dhe kanë fituar me rezultat 25:14.

Kjo është hera e parë që një Kombëtare e Kosovës te vajzat, në të gjitha sportet ekipore, është kualifikuar dhe paraqitet në Kampionat Botëror.

Dhe tani u shënua fitorja e parë, me shpresë për të tjera në fazën e ardhshme të garave.

Advertisement
Advertisement
Advertisement