Roberto Martinez e lidh me fatin e keq sezonin e parë të Eden Hazard në Madrid
Hazard ka bërë vetëm 15 paraqitje me fanellën e Real Madridit, dhe ky sezon debutues cilësohet si dështim për 28-vjecarin.
“Ai është adaptuar në Ligë dhe në Madrid. Problemet e vetme kanë qenë lëndimet. Ai ka qenë shumë, shumë i pafat”, u shpreh Martinez.
“Ai ka humbur më shumë ndeshje këtë sezon se sa për tetë vite në Chelsea. Kjo do të thotë fat i keq dhe jam i sigurt se shumë shpejt ai fat do të ndryshojë, dhe ai do të jetë lojtar vendimtar”. /Gazeta Express/