Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica-Xhelili, derisa po fliste për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në foltoren e Kuvendit përmendi zgjedhjet.
Ajo tha se votimi i projektligjeve po bëhet me qëllim të përdorimit të tyre për fushatë elektorale nga Lëvizja Vetëvendosje .
“Sikur ta dija, e përmbusha fjalimin tim me atë që sot determinohet qëllimi real i Lëvizjes Vetëvendosje me këtë projektligj. Përndryshe, nuk kam si ta shpjegoj që një ligj aq vital, që vetë po thoni që është vital, të ketë nevojë për shmangie. Sot edhe ministrja aty u thoshte që jemi të hapur për diskutime. Për cilat diskutime? Për dy ligje në fuqi? Paj, hajgare të paktën bëni, pranojeni që e paskeni sjellë këtë projektligj për zgjedhje, për propagandë elektorale”, tha ajo.
Kica-Xhelili shtoi se “është e pamundur që të bindem që e keni seriozisht për një ligj që moralizoni cdo ditë, s’ka ditë që s’flisni se si e kaluara paska qenë e korruptuar dhe vini me rrahje gjoksi se si ju jeni për luftim të korrupsionit, por ju mungojnë dy javë shtesë për ta rregulluar ligjin.
“Një ligj që prek të drejtën pronësore, një ligj që prek të drejtën e privatësisë, një ligj që ka rënë në Gjykatën Kushtetuese. Cila është kutia? Zgjedhjet”.
Pas kësaj deklarate reagoi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila tha se duhet unifikim për të zgjedhur Presidentin.
“Nga ne varet a shkojmë a jo në zgjedhje. Nëse ne votojmë Presidentin/en e ardhshëm, nuk shkon vendi në zgjedhje. Prandaj, le të unifikohemi për këtë dhe shpëtojmë vendin nga zgjedhjet”.
Më vonë për këtë foli edhe shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e cila tha se partia e saj s’ka lëvizur nga qëndrimi për çështjen e Presidentit.
“Një prej arsyeve pse po kërkojmë pikërisht është që mandatin që e kemi aktualisht ta përfundojmë dhe në momentin që jemi të gatshëm, ne i kemi kryer obligimet tona edhe në raport me presidentin, mund të diskutojmë edhe për tema tjera. Jemi të interesuar, të vëmendshëm, të gatshëm që të vazhdojmë punën në Kuvend. Deri atëherë cilëndo prej detyrave e marrim me përgjegjësi të plotë dhe ju ftojmë të gjithëve që të bëni të njëjtën”./Express/
Një lajm I mirë për bashkëatdhetarët tanë në zonën Karlsruhe-Baden-Baden! Duke filluar nga kjo verë, Reisebüro Prishtina sjell një...