Haxhi Shala godet Nismën: Imanuel Kanti thoshte... - Gazeta Express
string(46) "haxhi-shala-godet-nismen-imanuel-kanti-thoshte"

Haxhi Shala godet Nismën: Imanuel Kanti thoshte…

Gazeta Express

11/08/2020 14:00

Mospajtimet rreth votimit të Qeverisë kanë bërë që të dalin në shesh problemet mes deputetit Haxhi Shala dhe partisë së tij Nisma. Shala nuk ishte pajtuar me mënyrën se si partia e tij kishte zgjedhur përfaqësuesit në ekzekutiv.

Një çarje e tillë ka rezultuar me kalimin e Haxhi Shalës në AAK-në e Ramush Haradinajt.

Lexo Edhe:

Derisa tashmë përplasjet mes tij dhe Nismës janë evidente. Shala në një reagim në profilin e tij zyrtar ka akuzuar Nismën për fushatë linçuese ndaj tij, derisa ka zgjedhur që të citojë Kantin.

Reagimi i plotë:

FILOZOFI IMMANUEL KANT THOSHTE: “MOSMIRËNJOHJA ËSHTË THELBI I POSHTËRSISË”

Ndonëse nisur nga ky fakt për gjatë gjithë jetës sime nuk kam vepruar kundër të së keqes së askujt por, vetëm asaj produktive, pra të mirës dhe mirënjohjes së të përgjithshmes për secilin.
Ndërsa, disa koleg të NISMËS që veçse kanë përfituar nga unë ekonomikisht e politikisht, paskan filluar të më “gjejn behane”.
Me ç’rast unë nuk po mund të arrij ta kuptoj atë “behane” të cilën ma paskan etiketuar dhe nuk po mund ta pranoj si të tillë veçse sulm pa argument, që i ngjason një luftë speciale dhe mosmirënjohje, duke u munduar të më stërpkasin me mëkatet e mëkatarëve që gjinden aty pari.
Prandaj, qasja e tillë për të përfituar politikisht me shantazhe dhe linçime vetëm do i dobësoj dhe mua do më forcoj edhe më shumë. Nëse mendoni vërtetë për luftë speciale, do të ngelni humbës dhe unë si çdoherë fitimtar, ngase kam mjaft ushtarë që po më bashkohen, por jo luftëtarë të pushkës, por të pendës dhe betejave të politikës që në zgjedhjet e ardhshme do të dal edhe më triumfues si çdoherë,përkundër ju humbësve dhe mosmirënjohësve.Prandaj, ndaleni këtë qasje të fushatës së gabuar!

H.Shala