Haxhi Krasniqi në ring, zbulohet data e rikthimit të madh - Gazeta Express
string(56) "haxhi-krasniqi-ne-ring-zbulohet-data-e-rikthimit-te-madh"

Haxhi Krasniqi në ring, zbulohet data e rikthimit të madh

Boks

Gazeta Express

23/01/2023 15:03

Haxhi Krasnqi do të rikthehet më në fund në ringun e boksit.

Boksieri kosovar do të jetë pjesë e natës së madhe të boksit “Hazrolli Boxing Gala”, që do të mbahet më 25 shkurt në “Audi Dome Munich”.

Lexo Edhe:

Për momentin nuk dihet ende se kush do të jetë kundërshtar i ish-kampionit të botës në boksin profesionist, shkruan “Gazeta Express”.

Boksieri junikas është i gatshëm për rikthimin e madh, ndërsa përmes këtij meçi synon t’i afrohet mundësisë për ta rikthyer titullin e kampionit të botës.

Në natën e 25 shkurtit do të boksojë edhe shqiptari tjetër, Shefat Isufi, i cili do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit.

Kampioni i IBO e WBC Jr. James Kraft dhe figura të tjera të njohura të boksit do të zbresin në ring në atë natë, ndërsa biletat tashmë anë dalë në shitje. /Gazeta Express/