Hasani: Si mundesh me më bindë që Serbia na sulmon kur e ke komandantin e KFOR-it aty - Gazeta Express
string(84) "hasani-si-mundesh-me-me-binde-qe-serbia-na-sulmon-kur-e-ke-komandantin-e-kfor-it-aty"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2024 21:51

Hasani: Si mundesh me më bindë që Serbia na sulmon kur e ke komandantin e KFOR-it aty

Lajme

Gazeta Express

22/04/2024 21:51

Profesori universitar Enver Hasani tha se nuk ekziston asnjë shenjë për luftë, përderisa KFORI qëndron në Kosovë.

 “Si mundesh ti mem bind mu për luftë si qytetar që Serbia po përgatitet për luftë në ndërkohë që ti e sheh Shefin e KFOR-it aty, e KFOR është garantuesi kryesor i sigurisë aty s’ka logjikë kjo punë. Tepër naiv për me besu këtë. Ajo mund të ndodhë në një rast kur KFOR dhe aleatët perëndimore, ne siç kanë thanë në Afganistan po ikim nga këtu, por asnjë shenjë sot për sot nuk ekziston”, tha Hasani në Pressing, transmeton Express.

Lexo Edhe:

“Gabimi më i madh është qe në duhet 70% të diskursit politik me provu që Republika Srpska është një entitet që është kriju përmes pastrimit etnik të popujve joserbë, nuk ka pas bazë territoriale para 91-ës”, shtoi ai gjatë bisedës.