Hasani për profesorin e akuzuar për ngacmime seksuale: Këshilli i Etikës pa fije integriteti, të merren masa më shpejt - Gazeta Express
string(116) "hasani-per-profesorin-e-akuzuar-per-ngacmime-seksuale-keshilli-i-etikes-pa-fije-integriteti-te-merren-masa-me-shpejt"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2024 21:11

Hasani për profesorin e akuzuar për ngacmime seksuale: Këshilli i Etikës pa fije integriteti, të merren masa më shpejt

Lajme

Gazeta Express

22/04/2024 21:11

Profesori Xhevat Krasniqi ka dëshmuar sot para Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës. Pas përfundimit të seancës dëgjimore, protestuesit e kanë ‘bllokuar’ Krasniqin. Një studente denoncuese e profesorit ka shpërthyer në lot gjatë protestës e gjendur ballëpërballë me profesorin. Për këtë ngjarje u pyet sonte në Pressing në T7 Profesori universitar, Enver Hasani.

Hasani teksa dha komentin e tij mbi këtë rast tha se Këshilli i Etikës është pa fije integriteti.

Lexo Edhe:

“Kjo është një situatë e mjerueshme për të gjithë ne që punojmë aty. Ata që kan protestu s’kan faj. Prap po e përsëris po të ishte supendu (profesori) rrin në shtëpi kryhen procedurat, pa paragjyku fajësinë. Unë jam i bindur që pjesa dërmuese janë burra e gra të ndershme dhe për hatër të tyre mendoj që udhëheqësi duhet me na mbrojtë, duhet me mbrojtë inistitucionin me i ndjekë procedurat dhe jo me leju prap po e përsëris Komisionin e Etikës pa fije integriteti, në atë moment që i ka legalizu diplomat falso të atij tjetrit dhe këtu si sillet del e mban mbledhje e bëjnë shou, dmth s’është i denjë për komision”, tha Hasani në Pressing, transmeton Express.

“Këto protesta janë pasojë e moskanalizimit të frustrimit dhe padrejtësive që ju bëhën studenteve dhe studentëve nga një segment shumë i vogël i UP-së”, u shpreh ai.