Hasani: Hamasin 100% e ka financuar Rusia, është interes i saj të ndezë konflikte të reja - Gazeta Express
string(86) "hasani-hamasin-100-e-ka-financuar-rusia-eshte-interes-i-saj-te-ndeze-konflikte-te-reja"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2024 22:01

Hasani: Hamasin 100% e ka financuar Rusia, është interes i saj të ndezë konflikte të reja

Lajme

Gazeta Express

22/04/2024 22:01

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në “Pressing” të T7, të hënën, ka thënë se organizata palestineze Hamas është e financuar nga Rusia.

Ai ka thënë se kauza palestineze është “sajesë ruse”.

Lexo Edhe:

Hasani tha se ndjen keqardhje për viktimat civile, por tha se politikisht qëndron ajo që “Hamasi financohet nga Rusia”.

“Lufta e Ukrainës është për me mbrojt rendin që është krijuar nga perëndimorët, amerikanët në rend të parë. Perëndimi nuk mundet me humb në luftën në Ukrainë. Nuk është duke luftuar vetëm Ukraina, po lufton perëndimi”.

“Rusia duke e parë këtë qëndrueshmëri të perëndimit, po provon bashkë me Kinën me ndezë. Hamasi dhe kauza palestinese është 100% sajesë ruse. Çdo mbështetje e Hamasit dhe palestinezëve është mbështetje e Rusisë”. /Gazeta Express