Haradinaj takon komunitetin shqiptar në New York: Roli i tyre kyç në të gjitha etapat e Kosovës - Gazeta Express
string(94) "haradinaj-takon-komunitetin-shqiptar-ne-new-york-roli-i-tyre-kyc-ne-te-gjitha-etapat-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

02/02/2024 10:03

Haradinaj takon komunitetin shqiptar në New York: Roli i tyre kyç në të gjitha etapat e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

02/02/2024 10:03

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vizituar Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare, Haradinaj ka vlerësuar rolin e “Vatrës” në ndihmë të Kosovës dhe çështjes shqiptare.

Lexo Edhe:

“Vleresova rolin e Vatrës në ndihmë të shtetit të Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi në të gjitha etapat. Në takim të përzemërt e vëllazëror fola hapur për nevojën e vazhdueshme që të gjitha organizimet shqiptare në Amerikë të vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën në të gjitha sferat”, ka thënë Haradinaj.