Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, përmes një cicërime në llogarinë e saj në Tëitter, ka publikuar letrën e saj drejtuar ambasadorëve të Kuintit, në lidhje me veprimet e qeverisë së Serbisë ndaj viktimave të popullit shqiptar në luftën e fundit në Kosovë.
Haradinaj Stublla këto veprime të Serbisë i ka quajtur të turpshme.
Bëhet fjalë për deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ku kërcënoi serbët të cilët tregojnë varret e viktimave shqiptare të varrosura në Serbi gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Më poshtë gjeni postimin e Haradinaj Stublla.
My letter to the honourable #Quint Ambassadors regarding the latest shameful acts of the #Serbian Government against #Kosovo–#Albanian victims of the last war in #Kosovo: pic.twitter.com/SMTfPCQi31
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) October 3, 2020
“Edhe pse ne po kalojmë një kohë pandemie dhe të gjitha qeveritë demokratike po tregojnë shenja të mëdha të respektit dhe solidaritetit reciprok;
Serbia po gërryen shpirtin e dialogut, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe proceset për njohje potenciale pas marrëveshjes në Uashingotn dhe zhvillimeve në dialogun e Brukselit;
Që i përkasin një gjenerate të luftës;
Të jesh pjesëtar i një familje që ishte viktimë e masakrës së Lybeniqit të vitit 1999, mbetjet mortore të të cilave janë kthyer nga Serbia vetëm para dy vite;
Dhe derisa shumë më shumë se mijëra kosovaro-shqiptar ende janë të pagjetur, unë obligohet t’iu paraqes zhgënjimin tim më të thellë për një indiferencë totale në mesin e qeverisë së Serbisë, që po përdorin gjuhë turpëruese kundër viktimave dhe pjesëtarët e familjeve në luftën e fundit në Kosovë.
Më lejoni t’iu kujtoj se Kosova edhe pret drejtësi për viktimat e luftës dhe gjenocidit që Serbia bëri në më shumë se 13 mijë kosovaro-shqiptarëve të vrarë, duke mos kursyer as bebe më të vegjël se 18 muaj. Më shumë se 1300 fëmijë, më shumë se një milion banorë të deportuar nga Kosova, për më shumë se 400 viktima të masakrave, më shumë se 20 mijë gra të dhunuara dhe shumë objekte kulturore, religjioze dhe artefakte historike të vjedhura apo shkatërruara.
Pamjet e Ivica Daçiqit ku kërcënon serbët të cilët ua tregojnë mbetjet mortore të fshehura të viktimave kosovare, ka shkaktuar mërzi të madhe dhe dhimbje për popullin kosovar, dhe veçanërisht për familjet e viktimave dhe të pagjeturve pas me shumë se 21 vjet pas luftës. Për më tepër, thirrja ksonofobe e Aleksandër Vulinit ku dje u thotë shqiptarëve në thirrje zyrtare ‘shiptarima’, meriton dënimin tuaj, për shkak të veprimeve të parespektueshme të qeverisë së Serbisë dhe akteve të tyre.
Derisa ne kemi respekt të madh dhe admirojmë aktivitetin tuaj diplomatik në të gjitha aspektet e interesit të përbashkët dhe interesit ditor, që gjithashtu ka një ndikim transformativ për Kosovën dhe institucionet e saj, dhe që gjithashtu presim që pasojat ofendimet kur e kaluara ynë tragjike është duke u gërryer dhe sulmet nga të njëjtit persona që kanë shkaktuar nuk kanë të ndalur.
Agresori dhe viktimat do të qëndrojnë në të njëjtin pozicion derisa drejtësia të triumfojë për të gjithë ata që shkaktuan trazira në të kaluar. Pa asnjë premisë, trajtimi asimetrik është fatkeqësisht – gjithmonë në favor të agresorit.
Unë ftoj të gjithë ju të ndaloni gjuhën tepër fyese të Qeverisë së Serbisë, duke ndërtuar fondacionin e paqes dhe sigurisë për të cilën gjithmonë keni siguruar për Kosovën dhe Serbinë.
Ju lutem pranojeni vlerësimin tim më të lartë”.