Daut Haradinaj nga AAK-ja, ka thënë se “është gjynah” që Malisheva mbetet pa mundësi përfaqësimi.
Ai tha se e ka ditur që Fatmir Limaj në PDK është punë e kryer.
“Është shumë e padrejtë çfarë situate ka përfundu Malisheva pa mundësi përfaqësimi në Kuvendin e Kosovës. Me Limajn as më të voglën fjalë nuk e kemi shkëmby negative”.
“Është gjynah me lë Malishevën pa përfaqësim, unë kam menduar që Limaj është punë e kryer në PDK”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Express