Sami Lushtaku në Pressing pas akuzave të Kurtit se deshi t'ia godas eskortën: Rrenc, privatisht do të merrem me të - Gazeta Express
string(111) "sami-lushtaku-ne-pressing-pas-akuzave-te-kurtit-se-deshi-tia-godas-eskorten-rrenc-privatisht-do-te-merrem-me-te"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 22:15

Sami Lushtaku në Pressing pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas eskortën: Rrenc, privatisht do të merrem me të

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 22:15

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se “kryetari i Skenderajt ka synuar të aksidentohet me eskortën ku ndodhesha unë”.

Për këtë çështje është lidhur direkt në “Pressing” të T7 kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ai ka thënë se nuk ka lidhje më këtë rast, duke thënë se do të merret personalisht me Kurti qoftë edhe përmes padive.

“Unë e di që Kurti është edhe mashtrues edhe rrenc, dhe kjo nuk i bën nder atij”.

“Vetëm Kurti nëse ka frikë nga vetvetja, sepse unë lidhje nuk kam me atë rast. Ai ka qenë me eskortën, dhe unë ka dalë nga pompa e benzinës, janë kamerat dhe nuk është mirë me u sjëllë në këtë mënyrë”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement