Haradinaj: Pushteti me 20 xhipa të zi në Reçak, thu t'i ia kanë mësy Serbisë me e pushtu - Gazeta Express
string(85) "haradinaj-pushteti-me-20-xhipa-te-zi-ne-recak-thu-ti-ia-kane-mesy-serbise-me-e-pushtu"

Haradinaj: Pushteti me 20 xhipa të zi në Reçak, thu t’i ia kanë mësy Serbisë me e pushtu

Lajme

Gazeta Express

18/01/2024 11:43

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur sot për media nga Kuvendi i Kosovës. Haradinaj derisa ka folur për koalicionin me NISMA-n, ka akuzuar pushtetin për arrogancë dhe thotë se Qeverisë Kurti i ka bërë punë mashtrimi, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj tutje ka përmendur vizitën e krerëve të institucioneve në Reçak, duke thënë se atje kanë shkuar me 20 xhipa të zi, duke e lënë përshtypjen, sipas Haradinajt, se “ia kanë mësy Serbisë për pushtim”.

Lexo Edhe:

Ai ka rikujtuar deklarimet e Kurtit për punën e xhipave të zi dhe thotë se tashmë pushteti po ndjehet arrogant meqë iu ka “funksionuar mashtrimi”

“Unë isha në Reçak para tre ditësh. Ju siguroj mbi 20 xhipa të zi për me shku në Reçak”, ka deklaruar Haradinaj.

“S’po du me u përsëritë, po veç mjafton ta kishit pa foton e delegacionit institucional në Reçak, 20 xhipa të zi një pas një, thu t’i ia kanë mësy Serbinë diku me pushtue”, ka potencuar mes tjerash Haradinaj/Express/