Haradinaj: Kurti është mashtrues, e vetmja gjë që mund ta realizojë është kthimi i Serbinë në Kosovë - Gazeta Express
string(98) "haradinaj-kurti-eshte-mashtrues-e-vetmja-gje-qe-mund-ta-realizoje-eshte-kthimi-i-serbine-ne-kosove"

Haradinaj: Kurti është mashtrues, e vetmja gjë që mund ta realizojë është kthimi i Serbinë në Kosovë

Gazeta Express

21/02/2020 7:11

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka goditur kryeministrin aktual, Albin Kurti, duke thënë se ai do ta kthejë Serbinë në Kosovë

Haradinaj në një intervistë për Klan Kosova ka thënë se e vetmja gjë e realizueshme nga kryeministri Kurti do të jetë kthimi i Serbisë në Kosovë.

Lexo Edhe:

Ai tha se heqja e taksës e kthen Serbinë sërish në Kosovë.

“E vetmja gjë e realizueshme që mund të jetë nga Kurti është kthimi i Serbisë në Kosovë. Kurti është mjaft i devotshëm me kthy Serbinë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai e ka quajtur mashtrues Kurtin dhe ka treguar se ofertë e kujt është heqja e taksës.

“Albin Kurti është një mashtrues. Është oferta e tij dhe Vjosa Osmanit që me e heqë taksën. Heqja e taksës është vërtetë kthimi i Serbisë këtu’’, ka thënë Haradinaj.

Kryetari në detyrë i AAK’së, gjithashtu ka thënë se nëse e heqë taksën, do të ketë shumë të rijnë që do ta gjuajnë me vezë në kokë Kurtin.