Haradinaj: Kosova humbi një mik të shquar, Senatori Lieberman ishte zë i fuqishëm i luftës sonë të drejtë - Gazeta Express
string(103) "haradinaj-kosova-humbi-nje-mik-te-shquar-senatori-lieberman-ishte-ze-i-fuqishem-i-luftes-sone-te-drejte"

Haradinaj: Kosova humbi një mik të shquar, Senatori Lieberman ishte zë i fuqishëm i luftës sonë të drejtë

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 8:40

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ps vdekjes së ish-Senatorit amerikan nga Partia Demokratike Joseph Lieberman.

 Haradinaj vlerësoi ish-Senatorin Lieberman si mbështetës të madh të shqiptarëve në përpjekjet për liri. Ai shtoi se shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë për angazhimin e tij.

Lexo Edhe:

“Kosova humbi një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Demokratike Joseph Lieberman, mbështetës i madh i yni në përpjekjet për liri, zë i fuqishëm i luftës sonë të drejtë. Shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë Senatorit Lieberman, i cili së bashku me John McCain përkrahu Presidentin Bill Clinton për intervenim kundër Serbisë, për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë, fushatë e cila u ndërmorr me sukses nga NATO e udhëhequr nga ShBA”, ka thënë Haradinaj.