Haradinaj: I pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut tim Bashor Buzhala - Gazeta Express
string(70) "haradinaj-i-pikelluar-per-ndarjen-nga-jeta-te-mikut-tim-bashor-buzhala"

Haradinaj: I pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut tim Bashor Buzhala

Gazeta Express

11/07/2020 16:34

Ish-Kryeministri, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime Familjes Buzhala për vdekjen e Bashorit.

Në një postim në Fb, Haradinaj ka publikuar një foto me Bashorin dhe ka thënë se është i pikëlluar me lajmin e vdekjes së tij.

Lexo Edhe:

“I pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut tim Bashor Buzhala.  Shpreh ngushëllime për familjen dhe ndaj dhembjen me ta. Do e kujtoj gjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj.

Babai i gazetarit Berat Buzhala vdiq sot në orën 13 derisa ishte duke u përballur me COVID-19. Varrimi i të ndjerit bëhet të dielën në Çabiq të Klinës.