Haradinaj bën thirrje që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të bëhen bashkë për qeverisje - Gazeta Express
string(88) "haradinaj-ben-thirrje-qe-shqiptaret-e-maqedonise-se-veriut-te-behen-bashke-per-qeverisje"

Haradinaj bën thirrje që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të bëhen bashkë për qeverisje

Gazeta Express

16/07/2020 18:43

Kryetari në detyrë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar fituesit e zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut dhe gjithashtu ka bërë thirrje që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të bëhen bashkë.

“Duke përgëzuar të gjitha partitë për rezultatet, në veçanti uroj të gjithë ata që fituan besimin e shqiptarëve për të përfaqësuar interesat e tyre”, është shprehur Haradinaj.

Lexo Edhe:

“Edhe njëherë, ju bëj thirrje liderëve shqiptarë që për hir të votuesve të tyre, të bashkohen për qeverisjen e vendit”, shtoi Haradinaj.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Haradinajt.

Maqedonia Veriore përmbylli me sukses procesin e zgjedhjeve parlamentare. Partitë politike dhe qytetarët, me maturi e kulturë politike, treguan orientimin e tyre për shtet që respekton vlerat universale të demokracisë.
Duke përgëzuar të gjitha partitë për rezultatet, në veçanti uroj të gjithë ata që fituan besimin e shqiptarëve për të përfaqësuar interesat e tyre.
Edhe njëherë, ju bëj thirrje liderëve shqiptarë që për hir të votuesve të tyre, të bashkohen për qeverisjen e vendit.