string(39) "hapja-e-panairit-te-librit-ne-prishtine"

Arte

Gazeta Express

11/06/2025 17:50

Hapja e Panairit të Librit në Prishtinë

Arte

Gazeta Express

11/06/2025 17:50

Është hapur sot Panairi i Librit Prishtina 2025, në hapësirat e Pallatit të Rinisë. Ndryshe nga vitet e kaluara, në këtë edicion u panë një numër shumë më i vogël i pjesëmarrësve në hapje të panairit, poashtu një hapësirë e cila viteve të kaluara shfrytëzohej nga shtëpitë botuese, këtë vit ishte në shfrytëzim të Filharmonisë së Kosovës.

Edon Zeneli, kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, tha se ky panair ka shërbyer gjithnjë si dritarja kryesore e leximit në Kosovë.

“Libri vijon të jetë porta magjike më e afërt dhe më e ndier për njeriun”, tha ai.

Ndërkaq Sibel Halimi, drejtoreshë e Kulturës në komunën e Prishtinës, tha se ky panair është rikthim te burimi më njerëzor i dijes dhe i urtësisë, te libri.

“Në çdo faqe libri gjendet mundi i një autori që ka ditur të dëgjojë, të pyesë dhe të imagjinojë”, ka thënë Halimi.

Kurse Alda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në Shqipëri, tha se ky “panair i librit është një ngjarje e rëndësisë së veçantë për emancipimin e shoqërisë”.

Nga organizatoret është paralajmëruar që këtë edicion do të ketë të ftuar specialë, shkrimtarë nga Franca dhe do të shënohen një numër i përvjetorëve.

Panairi do të jetë i hapur deri më 15 qershor.