Hamza lidhur me ftesën e Kurtit: S’është qëllimi i PDK’së të ketë pozita, duhet të flitet për prioritet e program - Gazeta Express
string(109) "hamza-lidhur-me-ftesen-e-kurtit-seshte-qellimi-i-pdkse-te-kete-pozita-duhet-te-flitet-per-prioritet-e-program"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2026 17:19

Hamza lidhur me ftesën e Kurtit: S’është qëllimi i PDK’së të ketë pozita, duhet të flitet për prioritet e program

Lajme

Gazeta Express

09/07/2026 17:19

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, duke komentuar situatën politike në vend, ka thënë se, më shumë se për pozitat, është e rëndësishme të flitet për programin dhe prioritetet.

Hamza, ka thënë se nuk është qëllimi i PDK’së që të ketë numër të caktuar të ministrive, por që, të adresohen sfidat me të cilat po përballet vendi, përcjell Gazeta Express.

‘’Para se me fol për pozitat është tepër e rëndësishme prioritetet, programi, adresimi i sfidave, nëse nuk ka dakordim për këto, nuk është qëllimi i PDK’së që të ketë një numër të caktuar të ministrive, ta ketë kryetarin e Kuvendit, apo presidentin apo çfarëdo qoftë”, ka thënë Hamza.

Advertisement
Advertisement
Advertisement