PDK pret plan konkret nesër nga Kurti për formimin e institucioneve, e paralajmëron që të mos bëjë përpjekje për fajësimin e opozitës - Gazeta Express
string(132) "pdk-pret-plan-konkret-neser-nga-kurti-per-formimin-e-institucioneve-e-paralajmeron-qe-te-mos-beje-perpjekje-per-fajesimin-e-opozites"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2026 17:32

PDK pret plan konkret nesër nga Kurti për formimin e institucioneve, e paralajmëron që të mos bëjë përpjekje për fajësimin e opozitës

Lajme

Gazeta Express

09/07/2026 17:32

Partia Demokratike e Kosovës, edhe përmes një njoftimi për media, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, drejtuar kryetarëve të partive të tjera.

Nga PDK është thënë edhe se, presin ‘’plan konkret për formimin e institucioneve’’, duke shtuar edhe se, përgjegjësia kushtetuese dhe politike për formimin e institucioneve i takon partisë që ka dalë e para në zgjedhje.

‘’ Çdo zhvillim i mëtejmë do të varet nga serioziteti i këtij procesi, respektimi i rendit kushtetues dhe gatishmëria për të ofruar zgjidhje konkrete në interes të Republikës së Kosovës dhe jo nga kalkulimet politike apo përpjekjet për ta shpërndarë përgjegjësinë te opozita’’, thuhet mes tjerash nga PDK’ja.

Njoftimi:

PDK konfirmon pjesëmarrjen në takim, pret plan konkret për formimin e institucioneve

Prishtinë, 9 korrik 2026 – Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, diskutoi certifikimin e rezultateve zgjedhore dhe shqyrtoi ftesën e dërguar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Partia Demokratike e Kosovës e trajton me seriozitet çdo kërkesë zyrtare që i drejtohet dhe konsideron se çdo iniciativë që synon funksionalizimin e institucioneve të Republikës së Kosovës meriton të dëgjohet dhe të vlerësohet me përgjegjësi, prandaj kryetari Bedri Hamza do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për të marrë pjesë në takimin e nesërm, që të dëgjojë se çfarë zgjidhjeje konkrete ofron z. Kurti për tejkalimin e krizës institucionale.

PDK rithekson se përgjegjësia kushtetuese dhe politike për formimin e institucioneve i takon partisë që ka dalë e para në zgjedhje. Për këtë arsye, pret që z. Kurti të paraqesë planin e tij për krijimin e institucioneve dhe sigurimin e shumicës së nevojshme.

Çdo zhvillim i mëtejmë do të varet nga serioziteti i këtij procesi, respektimi i rendit kushtetues dhe gatishmëria për të ofruar zgjidhje konkrete në interes të Republikës së Kosovës dhe jo nga kalkulimet politike apo përpjekjet për ta shpërndarë përgjegjësinë te opozita.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet e palëkundur në qëndrimet e saj politike dhe do të vazhdojë të mbrojë interesin qytetar dhe shtetëror, duke vepruar me përgjegjësi dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement