Hamza - Kurtit: Oferta e minutave të fundit lojë politike, s'jemi këtu për teatër e sfilatë - Gazeta Express
string(86) "hamza-kurtit-oferta-e-minutave-te-fundit-loje-politike-sjemi-ketu-per-teater-e-sfilate"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 20:01

Hamza – Kurtit: Oferta e minutave të fundit lojë politike, s’jemi këtu për teatër e sfilatë

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 20:01

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar lidhur me ‘’ofertën’’ e kryeministrit Albin Kurti, për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Hamza ka thënë se, ‘’oferta e re në minutat e fundit është vetëm lojë politike’’, dhe se, ‘’nuk jemi këtu për teatër politik’’, përcjell Gazeta Express.

“Përgjegjësi nuk është të dalësh tri ditë para afatit me ide të reja. Përgjegjësi është të punosh nga dita e parë, me sinqeritet e vendosmëri. Çdo ofertë e re tani në minutat e fundit është vetëm lojë politike për t’u arsyetuar dhe jo përgjegjësi shtetërore për të ofruar zgjidhje. Institucionet nuk mund të përdoren si skenë për beteja narrative. Nuk jemi këtu për teatër politik. Nuk jemi këtu as për sfilata politike pa rezultat. Jemi këtu për zgjidhje. Dhe kur mungon serioziteti, nuk mund të ndërtohen as bashkëpunime”, ka thënë Hamza.

Advertisement
Advertisement
Advertisement