Haki Abazi në gusht e donte Mustafën president, tash thotë se nuk i takon - Gazeta Express
string(73) "haki-abazi-ne-gusht-e-donte-mustafen-president-tash-thote-se-nuk-i-takon1"

Haki Abazi në gusht e donte Mustafën president, tash thotë se nuk i takon

Gazeta Express

15/12/2019 20:14

Deputeti i VV’së, Haki Abazi, ka folur për zhvillimet e fundit në negociatat LDK-VV për qeverinë e re.

“Edhe Presidentin edhe Kryeparlamentarin i ka pasur LDK-ja e Dr. Ibrahim Rugovës, kur Dr. Nexhat Daci ishte Kryeparlamentar, dhe dilnin të parët në zgjedhje. LDK-ja e Dr. Isa Mustafës doli e dyta, i humbi zgjedhjet, po kërkon çka nuk i takon, çka nuk ia dha populli e që duke shkuar e vetme ne zgjedhje kërkoi të matet në mejdanin e votës”, ka thënë Abazi.

Lexo Edhe:

“Tani krejt çka kërkohet është respektimi i vendimit të sovranit për të përkrahur LVV në formimin e institucioneve për ndryshimin e madh”, ka shtuar ai.

Por gjithsesi, kjo deklaratë e tij ndryshon me atë që e ka bërë para pesë muajve. Abazi pak para fillimit të fushatës zgjedhore kishte tjetër mendim.

Në kohën kur VV dhe LDK po mundoheshin të lidhnin një koalicion parazgjedhor Abazi thoshte se më së miri do ishte që posti i kryeministrit të i takonte Albin Kurtit, ai i kryeparlamentares dhe kryetarës së LDK’së, Vjosa Osmani, dhe posti i presidentit, Isa Mustafa.

LDK dhe VV kanë përafruar programet e tyre por po dështojnë të merren vesh për postin e presidentit. VV kërkon që ky post të mos i takojë asnjërës parti por të dalin së bashku me një kandidat konsensual, ndërsa LDK kërkon që kandidati për president të jetë nga subjekti i tyre. /Express