Hadid kapet mat me vajzën nga paparacët, sa trashaluqe është bërë - Gazeta Express
string(64) "hadid-kapet-mat-me-vajzen-nga-paparacet-sa-trashaluqe-eshte-bere"

Yjet

Gazeta Express

11/01/2021 20:10

Hadid kapet mat me vajzën nga paparacët, sa trashaluqe është bërë

Yjet

Gazeta Express

11/01/2021 20:10

Gigi Hadid kapet mat nga paparacit në rrugët e New York-ut bashkë me vajzën e saj!

Gigi Hadid u sigurua që të ishte në top formë pasi doli për një shëtitje me vajzën e saj emrin e të cilës ende nuk e ka zbuluar.

Lexo Edhe:

Supermodelja u fotografua nga paparacët teksa shijonte rrezet e diellit me të bijën e sigurisht ishte maskuar me një kapele e një maskë, transmeton GazetaExpress.

Ajo është fotografuar me mikeshën e saj, teksa shijonin Fast-Food në një nga rrugët e New York-ut.

Si duket Gigi vijon t’i plotësojë vetes kënaqësinë e të ushqyerit pa dieta edhe tani që është bërë nënë, por nga ana tjetër duket në formën e saj më të mirë fizike.

Ajo zgjodhi të vinte një kapele prej $ 1,100 Louis Vuitton, teksa mbante veshur një pallto dhe një palë çizme me takë të ulët.

Vetë modelja ndau disa foto në Instastory, një selfie dhe një foto të çizmeve të saj.

Ndërkaq, disa javë më parë u raportua se Taylor Swift mund të ketë zbuluar emrin e të voglës, e cila sipas teorisë quhet ‘Dorothea’.

Mirëpo kjo teori është hedhur poshtë!

TMZ ka mësuar se vajza e Gigi-t dhe Zayn nuk quhet Dorothea.

Ndërkohë, emri i saj nuk është mësuar ende dhe mesa duket çifti do të vazhdojë ta mbajë edhe pak kohë të fshehtë.

Po ashtu Zayn ende nuk ka ndarë asnjë foto tjetër me të voglën përveç fotos së parë pas ardhjes së saj në jetë, kur publikoi një foto të dorës së tij dhe vajzës. /GazetaExpress/L.K/