Hadërgjonaj lojtari më i mirë i ndeshjes Konyaspor-Alanyaspor, shënoi gol - Gazeta Express
string(72) "hadergjonaj-lojtari-me-i-mire-i-ndeshjes-konyaspor-alanyaspor-shenoi-gol"

Hadërgjonaj lojtari më i mirë i ndeshjes Konyaspor-Alanyaspor, shënoi gol

Futboll

Gazeta Express

20/04/2024 19:43

Konyaspor-Alanyaspor u përballën këtë të shtunë në kuadër të raundit të 33-të të Super Ligës turke, sfidë që u mbyll me rezultatin 0-2.

Protagonist absolut i këtij takimi ishte mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, i cili fitoi “derbin” ndaj Cikalleshit dhe Ethemit.

Lexo Edhe:

Hadërgjonaj zhbllokoi sfidën në minutën e 45+1’ dhe i dha avantazhin ekipit të Alanyaspor, teksa ishte lojtari më në formë i këtij takimi, që në fund u mbyll me dy gola.

Pas ndeshjes mbrojtësi “dardan” u vlerësua me notën më të lartë 7.9 si dhe shpall lojtari i ndeshjes.