Hadar zbulon listën e gjerë të Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji - Gazeta Express
string(68) "hadar-zbulon-listen-e-gjere-te-kosoves-per-dy-ndeshjet-e-ketij-muaji"

Sport

Gazeta Express

05/02/2024 17:37

Hadar zbulon listën e gjerë të Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji

Sport

Gazeta Express

05/02/2024 17:37

Përzgjedhësi i Kosovës, Rami Hadar ka zbuluar listën me lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet, që Dardanët do t’i zhvillojnë në shkurt.

Në këtë listë do të grumbullohen 17 basketbollistë, listë që më pas do të shkurtohet në 12. Grumbullimi i parë do të jetë më 18 shkurt (e diel).

Lexo Edhe:

Për herë të parë me Dardanët janë grumbulluar dy basketbollistët e talentuar, Jon Ismajli dhe Norik Binqe. Ismajli luan në Republikën e Çekisë, te skuadra GBA LIONS, kurse Binqe në Kroaci te skuadra Dubrava.

Po ashtu për herë të parë do të grumbullohet Jan Palokaj, i cili luan te Golden Eagle Ylli.

Kosova është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.

Sfidën e parë Dardanët e kanë më 22 shkurt ndaj Irlandës në Prishtinë, derisa sfidën e dytë ndaj Azerbajxhanit më 25 shkurt në udhëtim.

Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA ​​2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.

Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025.

Lista e gjerë e Kosovës: