Guardiola: Të jesh trajner i Realit është puna më e vështirë në futboll - Gazeta Express
string(70) "guardiola-te-jesh-trajner-i-realit-eshte-puna-me-e-veshtire-ne-futboll"

Futboll

Gazeta Express

09/12/2025 20:42

Guardiola: Të jesh trajner i Realit është puna më e vështirë në futboll

Futboll

Gazeta Express

09/12/2025 20:42

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes së nesërme në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit.

Ndeshja Real Madrid – Manchester City luhet nesër me fillim nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”.

Reali hyn në këtë ndeshje në një situatë jo të mirë, pasi ka fituar vetëm dy ndeshje në shtatë përballjet e fundit.

Për këtë dhe për ‘problemet’ e pretenduara me lojtarët, Xabi Alonso është nën presion të shkarkimit, në rast të humbjes nga Manchester City.

Edhe Guardiola ka folur për situatën e homologut të tij.

“Të menaxhosh Real Madridin është puna më e vështirë në futboll. Nëse do të performoja ashtu siç bëra sezonin e kaluar si trajner i Real Madridit, do të isha shkarkuar brenda 6 muajsh”, ka thënë Guardiola.

Më herët, Guardiola ka qenë trajner i Barcelonës dhe Bayernit, para se t’i bashkohej Manchester Cityt në vitin 2016./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement