Guardiola: Do të kthehemi më të fortë, por edhe pak më të trashë - Gazeta Express
string(62) "guardiola-do-te-kthehemi-me-te-forte-por-edhe-pak-me-te-trashe"

Guardiola: Do të kthehemi më të fortë, por edhe pak më të trashë

Gazeta Express

30/03/2020 21:00

Mënyra më e mirë për ta luftuar armikun e padukshëm, koronavirusin, është qëndrimi në shtëpi, edhe trajneri i City ka folur nga karantina në Mançester.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i ka dërguar mesazh të gjithëve që të dëgjojnë këshillat dhe të qëndrojnë në shtëpi në këto ditë krize për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lexo Edhe:

Natyrisht, atij po i mungon shumë futbolli, si gjithë të tjerëve.

“Na mungon futbolli. Ne na mungon jeta që kemi pasur disa ditë më parë, por tani është koha për të dëgjuar, për të ndjekur shkencëtarët, mjekët dhe infermierët tanë”, tha Guardiola.

“Ju jeni familja ime e futbollit, dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’ju bërë të ndjeheni më mirë. Ne do të kthehemi më të fortë, më të mirë, më të butë dhe pak më të trashë. Qëndroni brenda, qëndroni të sigurt”. /Gazeta Express/