Grubi pret ambasadorin francez Timonie: Maqedonia e Veriut po ecë në drejtim të duhur - Gazeta Express
string(84) "grubi-pret-ambasadorin-francez-timonie-maqedonia-e-veriut-po-ece-ne-drejtim-te-duhur"

Gazeta Express

24/09/2020 14:20

Grubi pret ambasadorin francez Timonie: Maqedonia e Veriut po ecë në drejtim të duhur

Gazeta Express

24/09/2020 14:20

Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim në shumë lëmi dhe ka arritur tëecë përpara në planin ndërkombëtar sa i takon procesit të integrimit tëvendit në Bashkimin Evropian.

Procesi i reformave do të vazhdojë pandërprerë me qëllim që të jepet sinjal pozitiv tek partnerët tanëevropian.Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe ministër përSistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive z.Artan Grubi gjatëtakimit të sotëm me ambasadorin e Francës në Republikën e Maqedonisë sëVeriut, z.Kristijan Timonie.Zëvendëskryeministri i parë Grubi shprehu falënderim për përkrahjen qëmerr Republika e Maqedonisë së Veriut nga Republika e Francës nëpërpjekjet për realizimin e prioriteteve strategjike të vendit dhenjëherësh edhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dypalësh.Grubi i ka thënë ambasadorit francez se Qeveria do të vazhdojë tëfunksionojë me dinamikën më të lartë pasi që është e angazhuar qëprogresi i vendit të vazhdojë në të gjitha fushat e mundshme. Aigjithashtu i ka thënë ambasadorit Timonie se përcaktim i Qeverisë sëRepublikës së Maqedonisë së Veriut janë institucionet funksionale, tëcilat në mënyrë aktive dhe transparente do të punojnë në realizimin ereformave që janë në interes të të gjithë qytetarëve dhe procesit tëintegrimit të vendit në Bashkimin Evropian.Gjatë takimit mes zëvendëskryeministrit të parë Grubi dhe ambasadorit tëFrancës Timonie u konkludua se prej një rëndësie të veçantë ështëfunksionimi i mirëfilltë i drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit.Grubi në këtë drejtim i konfirmoi qëndrimin e tij ambasadorit Timonie serruga e drejtësisë joselektive dhe sundimi i ligjit do të arrihet përmestransparencës së plotë dhe vetingut që do të kryhet ndaj bartësve tëfunksioneve publike, gjykatësve dhe prokurorëve.Grubi dhe Timonie hapën temën edhe të regjistrimit të popullsisë, procestë cilin e vlerësuan si senzitiv dhe me këtë rast u dakorduan se duhettë plotësohen të gjitha kushtet që i njëjti të jetë sa më kredibil.Në fund të takimit Grubi dhe Timonie shkëmbyen mendime edhe rrethmundësive të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës sëMaqedonisë së Veriut dhe Francës.

Lexo Edhe: