Gruaja në Prishtinë raporton në Polici se është sulmuar fizikisht nga burri dhe nëna - Gazeta Express
string(83) "gruaja-ne-prishtine-raporon-ne-polici-se-eshte-sulmuar-fizikisht-nga-burri-dhe-nena"

Gruaja në Prishtinë raporton në Polici se është sulmuar fizikisht nga burri dhe nëna

Lajme

Gazeta Express

05/02/2023 8:49

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Prishtinë.

Atje një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe nëna e saj.

Lexo Edhe:

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi ka pësuar lëndime trupore.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“DHUNË FAMILJARE- Prishtinë 04.02.2023-18:40. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, dhe nëna e saj e dyshuara femër kosovare. Si pasoj viktima ka pësuar lëndime trupore  dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.