Grezda me vendim të papritur, e lë për momentin futbollin! - Gazeta Express
string(56) "grezda-me-vendim-te-papritur-e-le-per-momentin-futbollin"

Grezda me vendim të papritur, e lë për momentin futbollin!

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 9:07

Eros Grezda e ka marrë një vendim të papritur.

Futbolli kosovar në fakt kërkon dhe merr pak pauzë nga futbolli.

Lexo Edhe:

Përfaqësuesi shqiptar, i cili në afatin kalimtar të janarit kaloi në Kroaci te Rudes, pas një eksperience në Shqipëri me Partizanin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi se i duhet të pushojë dhe për momentin të ndahet nga futbolli i luajtur.

29-vjeçari ka vuajtur shumë në këtë periudhë të fundit teksa problemet fizike nuk e kanë lejuar që ta shprehë maksimumin e tij në fushë, ashtu siç ishin mësuar të gjithë në fillimet e karrierës së gjakovarit.

Megjithatë, kjo periudhë reflektimi mund t’i shërbejë Grezdës për t’u rikthyer në më të mirën e tij.

Eros Grezda në karrierën e tij numëron edhe 13 paraqitje me fanellën e kombëtares teksa ka realizuar edhe një gol me kuqezinjtë.