Greqia paralajmëron masa të reja në kufi pas zbatimit të sistemit EES: Synohet ulja e pritjeve në Evzoni dhe Kipi - Gazeta Express
string(112) "greqia-paralajmeron-masa-te-reja-ne-kufi-pas-zbatimit-te-sistemit-ees-synohet-ulja-e-pritjeve-ne-evzoni-dhe-kipi"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2026 14:46

Greqia paralajmëron masa të reja në kufi pas zbatimit të sistemit EES: Synohet ulja e pritjeve në Evzoni dhe Kipi

Lajme

Gazeta Express

29/05/2026 14:46

Autoritetet greke kanë paralajmëruar masa të reja për të përshpejtuar kontrollet dhe për të ulur pritjet në pikat kufitare Evzoni dhe Kipi, pas zbatimit të sistemit të ri evropian EES, përcjell TV21.

Vendimi është marrë në një takim pune në Selanik, i thirrur nga zëvendësministri grek i Punëve të Brendshme, Konstandinos Gulekas, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, shërbimeve të sigurisë dhe autoriteteve lokale.

Sipas Gulekasit, fluksi i turistëve dhe i transportit tregtar drejt Greqisë po rritet vazhdimisht, ndërsa kontrolli i detyrueshëm i të dhënave biometrike për çdo person që hyn ose del nga vendi po shkakton vonesa shtesë gjatë kontrolleve policore. Ndërkohë, ministri grek për Mbrojtjen e Qytetarëve, Mihalis Hrisohoidis, deklaroi se Greqia është e detyruar ta zbatojë legjislacionin evropian, duke shtuar se për sistemin EES ka marrë ankesa edhe nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement