Grenell thotë se ka arritur marrëveshje në parim me Kosovën e Serbinë për hekurudhat - Gazeta Express
string(84) "grenell-thote-se-ka-arritur-marreveshje-ne-parim-me-kosoven-e-serbine-per-hekurudhat"

Grenell thotë se ka arritur marrëveshje në parim me Kosovën e Serbinë për hekurudhat

Gazeta Express

24/01/2020 12:43

Pas dakordimit që në mes të Kosovës e Serbisë të ketë një linjë ajrore, emisari amerikan në bisedimet Kosovë – Serbi ka bërë me dije në Beograd se ka arritur t’i bindë palët që të bëjnë marrëveshje edhe për hekurudhat.

Gjatë takimit me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, Grenell ka thënë se marrëveshja për hekurudhat është arritur në parim.

Lexo Edhe:

“Ejani të ulemi dhe të bëjmë marrëveshje për hekurudhat”, ka thënë Grenell duke paralajmëruar vazhdimin e bisedave për këtë temë.

Vuçiq duke kërkuar heqjen e taksës ka thënë se një marrëveshje për hekurudhat nuk ka kuptim nëse nuk ka mallra në trena. Ndërsa ka thënë se Serbia është gati për të punuar në ndërtimin e autostradës në drejtim të Kosovës.