Grenell: Progres i jashtëzakonshëm këtë javë në Prishtinë dhe Beograd - Gazeta Express
string(68) "grenell-progres-i-jashtezakonshem-kete-jave-ne-prishtine-dhe-beograd"

Gazeta Express

22/09/2020 17:15

Grenell: Progres i jashtëzakonshëm këtë javë në Prishtinë dhe Beograd

Gazeta Express

22/09/2020 17:15

Përfaqësuesi Special i Presidentit Trump, Richard Grenell, ka thënë se gjatë kësaj jave është bërë një progres i madh në Prishtinë dhe Beograd, raporton Gazeta Express.

Këto fjalë emisari amerikan i ka thënë pasi krerët e Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që të implementojnë zotimet e nënshkruara në Washington më 4 shtator.

Lexo Edhe:

“Liderët e Odave Ekonomike të Serbisë dhe Kosovës krah për krah, teksa zotohen se do të punojnë bashkë për implementimin e marrëveshjes historike të ndërmjetësuar nga Trump”, ka shkruar Grenell.

Ai thotë se vizita në Prishtinë dhe Beograd gjatë kësaj jave ka qenë tejet e frytshme.

“Progres i jashtëzakonshëm këtë javë në Prishtinë dhe Beograd”, ka përfunduar Grenell./Express/