Greenwoodi do të kalojë te Fenerbahçe, e refuzon Romën - Gazeta Express
string(53) "greenwoodi-do-te-kaloje-te-fenerbahce-e-refuzon-romen"

Futboll

Gazeta Express

12/07/2026 18:25

Greenwoodi do të kalojë te Fenerbahçe, e refuzon Romën

Futboll

Gazeta Express

12/07/2026 18:25

Mason Greenwood, i cili prej kohësh ishte objektiv i Romës, raportohet se është nisur drejt Stambollit për të kryer vizitat mjekësore me Fenerbahçen, ndërsa janë zbuluar edhe detajet financiare të marrëveshjes që përfshin Olympique de Marseillen, Manchester Unitedin dhe Getafen.

Roma nuk e kishte fshehur kurrë se Greenwoodi ishte objektivi i saj kryesor për krahun e majtë të sulmit dhe kishte përgatitur një ofertë pranë kërkesës prej rreth 50 milionë eurosh.

Megjithatë, Fenerbahçe ndoqi një strategji tjetër, duke nisur shumë herët bisedimet me lojtarin dhe duke arritur marrëveshje për kushtet personale, me një pagë shumë më të lartë, që sipas raportimeve mund të arrijë deri në 9 milionë euro në sezon.

Tashmë, disa media turke raportojnë se transferimi është mbyllur, pavarësisht interesimit të minutave të fundit nga Atlético Madrid dhe vetë Roma.

Sipas marrëveshjes së arritur më parë mes Marseilles dhe Manchester Unitedit, klubi anglez ka të drejtën e një përqindjeje nga fitimi i realizuar me shitjen e Greenwoodit.

Megjithatë, “Sport Mediaset” raporton se Manchester Unitedi do të përfitojë 30 për qind të fitimit, ndërsa 10 për qind të tjera do t’i takojnë Getafes, një tjetër ish-klub i sulmuesit anglez.

Burimet italiane bëjnë të ditur se vlera totale e marrëveshjes është 45 milionë euro plus bonuse.

Nga ana tjetër, media turke “Fanatik” pretendon se transferimi është mbyllur për 39.5 milionë euro plus bonuse shtesë, përfshirë një pagesë të konsiderueshme në rast se Fenerbahçe shpallet kampione e Superligës turke.

Edhe gazetari i njohur turk i merkatos, Yağız Sabuncuoğlu, pohon se Fenerbahçe ka arritur marrëveshje të plotë si me Marseille ashtu edhe me Greenwoodin për realizimin e transferimit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement