Faza e grupeve të Kupës së Botës është në kulmin e saj dhe, pas 36 ndeshjeve të para të përfunduara, kombëtarja e Zvicrës po konfirmon klasin e saj ndërkombëtar – veçanërisht në zemër të mbrojtjes së “Nati”.
Granit Xhaka dhe Manuel Akanji renditen përkatësisht në vendin e parë dhe të tretë në kategorinë “Pressured Passing Grade”, sipas vlerësimit më të fundit të “Gradient Sports”, përcjell “Gazeta Express”.
Kjo metrikë mat shumë më tepër sesa përqindjen klasike të pasimeve.
Ajo analizon në detaje se sa saktë, qetë dhe progresivisht një lojtar vazhdon lojën me topin kur është nën presion ekstrem nga kundërshtari.
Sa më agresiv të jetë presioni i kundërshtarit dhe sa më i kufizuar hapësira, aq më i lartë vlerësohet një pasim i suksesshëm.
Fakti që Granit Xhaka kryeson këtë renditje, ndërsa Manuel Akanji mban vendin e tretë, nënvizon rezistencën e jashtëzakonshme të tyre ndaj presionit.
Edhe në situatat më të vështira dhe në hapësira shumë të ngushta, dy liderët e Zvicrës ruajnë qetësinë dhe gjejnë zgjidhjen ideale për të vazhduar aksionin.
Zvicra ka katër pikë pas dy ndeshjeve të para në Botërorin e sivjetëm, pasi barazoi me Katarin në xhiron hapëse dhe e mposhti Bosnjën dhe Hercegovinën në xhiron e dytë.
Në xhiron e tretë, Zvicra do të luajë ndaj Kanadasë./GazetaExpress/

Blerjet e përditshme tani mund t’ju sjellin më shumë se produkte në shportë. Më 26 dhe 27 qershor, Interex...