Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka deklaruar se Bejruti nuk do të pranojë “asgjë më pak se fundin e pushtimit izraelit” në jug të vendit, teksa diplomatët libanezë dhe izraelitë po zhvillojnë bisedime në Washington, shkruan CNN.
“Sillimet gjatë ditëve të fundit kanë dëshmuar saktësinë e zgjedhjes sonë për të ndjekur negociatat, sepse kjo është e vetmja rrugë e njohur ndërkombëtarisht për arritjen e objektivave kombëtare dhe rikthimin e të gjitha të drejtave”, tha Aoun, sipas një postimi në X nga Presidenca e Libanit.
Presidenti tha se shpreson që raundi i ri i bisedimeve me Izraelin “të jetë vendimtar në rrugën drejt arritjes së asaj që kërkojmë për të mirën e vendit dhe popullit tonë”, përfshirë “sovranitetin e plotë të Libanit mbi çdo pëllëmbë të territorit të tij”.
“Sot themi se nuk do të pranojmë asgjë më pak se fundin e pushtimit izraelit të jugut të Libanit”, tha Aoun. “Zgjedhja jonë e vetme është sovraniteti ynë kombëtar dhe basti ynë i vetëm është shteti libanez… që mbron të gjithë, ruan liritë dhe dinjitetin e secilit, nderon sakrificat e bëra dhe largon çdo formë frike dhe padrejtësie për të gjithë”.
Pavarësisht diplomacisë që po zhvillohet aktualisht dhe një armëpushimi të ri të dakorduar të premten, luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban kanë vazhduar.
Të paktën 4.192 persona janë vrarë dhe 12.171 janë plagosur në sulmet izraelite në Liban që nga 2 marsi, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e vendit. Ministria nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve në statistikat e saj.
Blerjet e përditshme tani mund t’ju sjellin më shumë se produkte në shportë. Më 26 dhe 27 qershor, Interex...