Grabitje në një pompë derivatesh, personat ishin të maskuar e të armatosur - Gazeta Express
string(73) "grabitje-ne-nje-pompe-derivatesh-personat-ishin-te-maskuar-e-te-armatosur"

Grabitje në një pompë derivatesh, personat ishin të maskuar e të armatosur

Lajme

Gazeta Express

09/09/2023 8:54

Tre persona të armatosur dhe të maskuar, dyshohet se kanë kryer një grabitje në një pompë të derivateve në Rrugën “Mon Balaj’ në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit kanë grabitur nën kërcënimin e armës nga viktimat afro 800 euro.

Lexo Edhe:

“Ankuesit kanë njoftuar policinë se derisa ishin në vendin e punës në një pompë derivatesh, aty kanë hyrë tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së shkurtë kanë grabitur 770 euro. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë rasti po hetohet.