Grabitje e armatosur në Ferizaj: Dyshohet se janë vjedhur rreth 30 mijë euro në një këmbimore - Gazeta Express
string(92) "grabitje-e-armatosur-ne-ferizaj-dyshohet-se-jane-vjedhur-rreth-30-mije-euro-ne-nje-kembimore"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2024 15:02

Grabitje e armatosur në Ferizaj: Dyshohet se janë vjedhur rreth 30 mijë euro në një këmbimore

Lajme

Gazeta Express

27/03/2024 15:02

Sot në mesditë në një këmbimore në rrugën “Sali Qeku” në Ferizaj ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Gazetën Express se një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka hyrë në këmbimore, dyshohet se ka marrë 30 mijë euro dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lexo Edhe:

“Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Qeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistolet) arrinë të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje.”

Veseli tha se në momentin e grabitjes në këmbimore ka qenë një punëtor i moshës 30 vjecare dhe nuk raportohet për të lënduar.

“Për të gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime.”

“Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro.”