Grabitet institucioni financiar “Kredo.al” në Tiranë - Gazeta Express
string(50) "grabitet-institucioni-financiar-kredo-al-ne-tirane"

Grabitet institucioni financiar “Kredo.al” në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

23/01/2021 14:22

Një person ka hyrë me armë dhe ka grabitur filialin e një institucioni financiar privat në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në zonën e Brrylit në subjektin Kredo.al. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa nuk dihet ende shuma e grabitur.

Njoftimi i policisë

Lexo Edhe:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve.