Grabitet farmacia në Tiranë, hajduti kërcënon me armën lodër punonjëset, ato i japin të gjithë xhiron ditore - Gazeta Express
string(106) "grabitet-farmacia-ne-tirane-hajduti-kercenon-me-armen-loder-punonjeset-ato-i-japin-te-gjithe-xhiron-ditore"

Shqiperi

Gazeta Express

24/01/2021 13:25

Grabitet farmacia në Tiranë, hajduti kërcënon me armën lodër punonjëset, ato i japin të gjithë xhiron ditore

Shqiperi

Gazeta Express

24/01/2021 13:25

Një farmaci në kryeqytet është grabitur mbrëmjen e së enjtes, nga një person që ende nuk është identifikuar.

Sipas informacioneve për mediat, grabitësi nën kërcënimin e një arme lodër, u ka marrë punonjësve të gjithë xhiron ditore.

Lexo Edhe:

Burime për Faxweb.al, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një farmaci në bulevardin Zhan D’Ark në orët e mbrëmjes.

Hajduti ka hyrë në ambientet e farmacisë, më pas ka nxjerr një objekt në dukje armë zjarri, por që nga këqyrjet ka rezultuar armë lodër, çakmak.

Mendohet se ai ka grabitur rreth 3 milion lekë të vjetra dhe më pas hajduti ka hipur në një taksi dhe është larguan në drejtim të paditur.

Policia vijon të jetë në kërkim të tij dhe ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë përreth.