Gjyqtari e pranoi golin e shënuar me dorë, por trajneri e detyroi lojtarin ta pranojë “mashtrimin” - Gazeta Express
string(95) "gjyqtari-e-pranoi-golin-e-shenuar-me-dore-por-trajneri-e-detyroi-lojtarin-ta-pranoje-mashtrimin"

Futboll

Gazeta Express

25/02/2022 12:22

Gjyqtari e pranoi golin e shënuar me dorë, por trajneri e detyroi lojtarin ta pranojë “mashtrimin”

Futboll

Gazeta Express

25/02/2022 12:22

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një ndeshje të Conference League. Në përballjen ndërmjet Qarabag dhe Olimpique Marseille, të cilën e fituan francezët me rezultat 0:3, një lojtar i ekipit të Azerbajxhanit shënoi gol me dorë dhe gjyqtari e pranoi atë.

Por, pastaj goli u anulua kur trajneri i Qarabagut, Gurban Gurbanov, kërkoi nga lojtari i tij, Ibrahima Wadji, që të pranojë se golin e shënoi me dorë dhe atëherë goli i tij u anulua, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi e përdori dorën për ta mposhtur portierin e ekipit francez, Steve Mandanda. Ngjau kjo në minutën e 34-të të ndeshjes. Goli fillimisht u pranua nga gjyqtarët

Kurse, ekipi kundërshtar protestonte duke kërkuar anulimin e golit. Por, pastaj trajneri foli me lojtarin e tij dhe e detyroi të pranojë se goli i shënuar prej tij ishte i parregullt. Vetëm atëherë gjyqtari e anuloi golin duke ia dhënë topin Olimpique Marsellet ta rinis lojën, të cilën e fituan me lehtësi mysafirët dhe kaluan në fazën tjetër. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement