Gjyqtari anësor grushton futbollistin rus gjatë ndeshjes - Gazeta Express
string(56) "gjyqtari-anesor-grushton-futbollistin-rus-gjate-ndeshjes"

Gjyqtari anësor grushton futbollistin rus gjatë ndeshjes

Gazeta Express

14/07/2020 15:26

Ndeshja mes Sakhalinets dhe Legions, klube që garojnë në ligën ruse PFL, është bërë virale në rrjete sociale për shkak të një veprimi të gjyqtarit anësor.

Gjyqtari anësor ka humbur kontrollin, ndoshta pasi ka marrë ndonjë fjalë të tepërt nga një prej lojtarëve.

Lexo Edhe:

Imazhet që po bëjnë xhiron e internetit tregojnë qartë sesi, në një moment proteste mes lojtarëve  dhe anësorit, ky i fundit humb durimin dhe godet me një grusht lojtarin.

Dita e anësorit ka qenë akoma më e veçantë. Përveç gjestit të dhunshëm kundrejt një futbollisti, pak momente më parë ai është filmuar nga publiku i pranishëm duke përdorur celularin.

Një ditë për t’u harruar për anësorin. Sa për informacion, ndeshja është mbyllur në barazim 1-1.