Gjuriq reagon pas dënimit të ish-ministrit që e quajti trillim masakrën e Reçakut - Gazeta Express
string(79) "gjuriq-reagon-pas-denimit-te-ish-ministrit-qe-quajti-trillim-masakren-e-recakut"

Gazeta Express

05/12/2019 12:00

Gjuriq reagon pas dënimit të ish-ministrit që e quajti trillim masakrën e Reçakut

Gazeta Express

05/12/2019 12:00

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka reaguar pas vendimit për dënimin me dy vjet burgim të ish-ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq

Sipas tij, gjyqësori i Prishtinës zyrtarisht ka pezulluar të gjitha të drejtat e popullit serb në Kosovë për lirinë e mendimit dhe të fjalës.

“Ne jemi të gjithë Ivan Todosijeviqa”, tha Gjuriq në një deklaratë me shkrim dërguar mediave.

Ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviq, u shpall fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

Lidhur me këtë, ai akuzohej për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement