Gjobë shoferit në Ferizaj i cili voziti nën masën mbrojtëse të patentë shoferit - Gazeta Express
string(79) "gjobe-shoferit-ne-ferizaj-i-cili-voziti-nen-masen-mbrojtese-te-patente-shoferit"

Gjobë shoferit në Ferizaj i cili voziti nën masën mbrojtëse të patentë shoferit

Lajme

Gazeta Express

18/03/2024 22:47

Policia njofton se sot në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Slivovë të Ferizajt ka ndaluar shoferin A.L (M/K) i moshës 25 vjeç, i cili ka drejtuar veturën e tij nën masën mbrojtëse që e kishte të ndaluar drejtimin për 6 muaj, prej datës 02.11.2023 – 02.05.2024.

Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë tjetër për kundërvajtje 300 euro dhe vazhdim i masës mbrojtëse, heqje e patent shoferit edhe për 6 muaj tjerë, nga data 02.05.2024-02.11.2024, njofton policia, transmeton Express.

Lexo Edhe:

“Me këtë rast Policia Rajonale e  Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor, që shoferët mos të drejtojnë veturat e tyre nën masën mbrojtëse të shqiptuar nga policia. Ndërsa fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në apelin e policisë.