Gjithçka që ka të shtrenjtë në këtë jetë, Fjolla Morina e tregon në një foto - Gazeta Express
string(75) "gjithcka-qe-ka-te-shtrenjte-ne-kete-jete-fjolla-morina-e-tregon-ne-nje-foto"

Gjithçka që ka të shtrenjtë në këtë jetë, Fjolla Morina e tregon në një foto

Gazeta Express

10/11/2020 11:11

Fjolla Morina është njëra ndër personazhet më të përfolura në vend, e sidomos kohët e fundit për jetën private të këngëtares.

Fjolla shumë herë është bërë kryefjala e mediave rozë, e kjo ka ndodhur edhe së fundmi ku këngëtarja ka qenë e akuzuar për armët e gjetura në çantën e saj.

Lexo Edhe:

Së fundmi ajo po duket më e lumtur se kurrë, pasi ka filluar një lidhje dashurie bashkë me biznesmenin Fisnik Syla.

Morina nuk është duke u kursyer asnjëherë jetën e saj private.

Ajo kohët e fundit është më aktive se asnjëherë sa i përket jetës së saj private, duke postuar kështu foto të ndryshme bashkë me partnerin.

Fjolla shpesh herë ka treguar edhe për raportin e saj që ajo ka me dy vajzat e saj.

Së fundi ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ose më saktësisht në Instastory bashkë me dy vajzat e saj.

Në foto ajo ka shkruar: “Ju jeni gjithçka për mua”./Gazeta Express/